Ndalimi i vizitës së studentëve të huaj në Prekaz, Latifi: “E turpshme dhe e patolerueshme!”


Analisti Blerim Latifi e ka quajtur të turpshëm dhe të patolerueshëm aksionin për ndalimin e studentëve të huaj që ta vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari’ në Prekaz. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo tregon se memoriali më i rëndësishëm kombëtar i historisë moderne të Kosovës nuk është nën kujdesin e duhur të shtetit, ku secili kapadai e patriot ta bëjë vetë ligjin e të vendosë se kush mund të hyjë e kush jo. Latifi po ashtu ka thënë se studentët serbë do të mund të shihnin se çfarë ka bërë aty para 24 vitesh shteti i tyre./Gazeta Blic/
Postimi i tij i plotë:

Ndalimi absurd i studentëve ndërkombëtarë të universitetit veror të Prishtinës që të vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari’ në Prekaz, na e tregon një problem serioz: Memoriali më i rëndësishëm kombëtar i historisë moderne të Kosovës nuk është nën kujdesin e duhur të shtetit. Aty paska mundësi që secili kapadai e patriot i rremë të bëj ligjin dhe të vendosë se kush mund të hyjë apo të mos hyjë aty.E turpshme dhe e patolerueshme!
Edhe studentët serbë është dashur të lejohen, sepse kështu ata, me sytë e tyre, do të kishin mundësi me pa se çfarë ka bërë aty para 24 vitesh shteti i tyre. Po ashtu edhe mundësinë me u bindë se versioni që shteti serb vazhdon me e tregu për Adem Jasharin është një gënjeshtër makabre.

Baby Boo