Zbulohet, ky është i dashuri “misterioz” i Teas


Pas ndarjes së bujshme nga Bearti, Tea ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ish-konkurrentja ditë më parë zbuloi se ishte Fatjoni ai që i njoftoi por duke mbajtur të fshehtë identitetin e tij.
Së fundmi, Tea ka ndarë disa foto në “Instagram”, ku shkruan “Cheers to summer”.
Fillimisht ka postuar një pozë të saj, ku ajo shfaqet duke pirë një gotë verë. Por gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i saj, pasi fansat shkruajnë: “Le të shpërthejnë komentet për gjoksin”.

Pak më herët, “iconstyle.al” siguroi foton dhe videon e parë të çiftit. Teksa shijonin mbrëmjen në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre, pas daljes nga aty janë fotografuar bashkë të kapur për dore. Siç duket Tea ndjehet shumë komode në lidhjen e saj të re, aq sa nuk ka frikë të dalë hapur përkrah partnerit të saj.

Sipas Pa Censurë, emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur!
Një detaj tjetër për tu përmendur është se Enkelo ndiqet në Instagram nga vetë Tea, motra e saj si dhe nga Fationi.

Baby Boo