Ndalet rryma në Kosovë, një grua lëndohet rëndë pasi ashensori ra me shpejtësi të madhe


Të premten në Fushë Kosovë është ndërprerë energjia elektrike, e për pasojë ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe, derisa në të ishte një grua.

Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas është dërguar në QKUK.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fushë Kosovë 19.08.2022 – 23:55. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

Baby Boo