Ndalet komunikacioni në rrugën Mavrovë – Dibër, shkaku i reshjeve të borës

Siç njoftojnë nga LAMM, për shkak të reshjeve të shiut është vendosur ndalesa në komunikacion në rrugën Mavrovë -Dibër.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të borës në të gjithë territorin e Maqedonisë.

Baby Boo
Pekon Bakery

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Restorant Lumare