Fatmir Dehari: Qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre


Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për qytetin e Kërçovës, Fatmir Dehari nga BDI si kundër kandidat ka Aleksandër Jovanovski nga VMRO-DPMNE. I pyetur se si do jetë beteja mes të dy kandidatëve, Dehari shprehet se për momentin situata është e qetë.

“Kemi një situatë mjaftë të qetë në qytetin tonë, të dy kandidatët, të dy shtabet zgjedhore kanë zgjedhur mënyrat e veta, rrugët e veta për të ardhur deri te votuesi. Ne vazhdojmë mjaftë qetë duke trokitur deri të qytetarët në mënyrat tona të ndryshme, duke bashkëbiseduar me ta” theksoi Dehari.

Dehari nuk shpalosi detaje për mbështetjet në raundin e dytë, por shprehet se pavarësisht ku janë reshtuar qytetarët në raundin e parë, këtë radhë do të votojnë në bazë të bindjes së tyre.

“Kësaj radhe unë mendoj që qytetarët pavarësisht asaj se ku janë reshtuar në rrethin e parë, apo cfarë partie politike aderojnë, do votojnë mbi bazë të bindjes së tyre, mbi bazë të asaj që ata e prekin si projekt, mbi bazë të asaj që e shohin për të ardhmen e qytetit dhe padyshim në kutitë e votimit do reshtohen për të votuar” ka thënë Dehari.

Ndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve për Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari nga BDI-ja fitoi 8.545 vota apo 256 vota më pak se kandidati i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Jovanovski që mori 8.801 vota. Kandidati I pavarur, Fatmir Limani, në zgjedhjet e 17 Tetorit kishte fituar 4.527 vota.

Baby Boo