Ndahet nga jeta Raffaella Carra, ikona e ekranit italian


Raffaella Carra, ikona e televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u dha nga partneri i saj prej vitesh, Sergio Iapino.

Carra ka qenë këngëtare, kërcimtare, aktore dhe prezantuese, me një karrierë që filloi në 1960-ën dhe pati shumë sukses deri në vitet 2000. Disa nga këngët më të suksesshme të saj janë: Rumore”, “Com’e’ bello far l’amore da Trieste in giu’” dhe “Salutala per me”.

Ajo ka prezantuar programet e njohur: Carramba che Sorpresa, Carramba che fortuna, Fantastico 3, Canzonissima dhe Pronto? Raffaella.
Raffaella ka qenë pjesë e ‘Rai’ e më vonë e ‘Mediaset’.
Gjithashtu në 2001-in prezantoi Sanremon.

Baby Boo