Ndahet nga jeta Prof. Dr. Vlash Mara


Univeristeti i Tetovës me telegram ngushëllimi!

Të nderuar miq,

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Vlash Mara, njëri nga pedagogët e njohur të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe të Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Universiteti ynë, përkatësisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, kanë pasur fatin të bashkëpunojnë si në procesin mësimor-shkencor, po ashtu edhe në projekte të tjera hulumtuese.

Ne i shprehim mirënjohjen e pakufishme për kontributin e Tij që ka dhënë për 6 vjet me radhë për institucionin tonë.
Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi i lartë humbi një nga kontribuuesit më të devotshëm të edukimit të brezave të rinj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin e palodhur, Vlash Mara!

U.D. Rektori,
Prof. Dr. Reshat Qahili

Baby Boo