Indonezi: Një minutë në arkivol për mosmbajtje të maskës


Personat të cilët refuzojnë të mbajnë maskë që ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, mund të zgjedhin – ose të paguajnë gjobë ose një minutë të shtrihen në arkivol.

Në këtë vend ishullor, ditëve të fundit numri ditor i personave të infektuar të rinj tejkalon një mijë, kumtuan personat zyrtarë.

Disa persona zgjedhin arkivolin sepse nuk kanë para të paguajnë. Gjoba është rreth 14,35 euro.

Indonezia ka gjithsej mbi 180.000 të infektuar dhe më shumë se 7.600 raste të vdekjeve nga Kovid-19.

Baby Boo