NATO i çon avionët mbi Mal të Zi, po patrullon për ta mbrojtur


Spanja ka probleme të brendshme dhe është për të ardhur keq që Rajoy nuk ishte në samitin e Sofjes. Gjermania angazhohet për normalizimin e raporteve dhe afrimin e Serbisë dhe Kosovës me BE, thotë Manuel Sarrazin.

Nga 5 qershori, në qiellin e Malit të Zi do ta patrullojnë avionët e dy aleatëve të tij të NATO-s, Italisë dhe Greqisë.

Mali i Zi, që iu bashkua aleancës verio-atlantike vitin e kaluar, nuk ka avionë ushtarakë të vetët e për këtë arsye i ka kërkuar NATO-s ta ndihmojnë në garantimin e sigurisë së hapësirës së tij ajrore. Misione të tilla nuk janë të pazakonta; politikat e aleancës përfshijnë edhe mbrojtjen e qiejve të aleatëve që nuk kanë një forcë ajrore të tyren. Mali i Zi kontribuon nga ana e tij në sigurinë e përbashkët të aleancës me dërgimin e trupave ushtarake në misione trajnuese në Afganistan.

Ai siguron po kështu mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë. Avionët luftarake italiane e ata grekë të përfshirë në këtë iniciativë do të vazhdojnë t`i kenë bazat në vendet e tyre dhe do të ngrihen prej andej sa herë të jetë e nevojshme.

Politika ajrore e NATO-s nuk është domosdoshmërish përgjigje ndaj një kërcënimi specifik, por një element thelbësor i mënyrës sesi garanton sigurinë e pjesëtarëve të saj.

Rregullat e aleancës kërkojnë që forcat ajrore të saj të kenë në gatishmëri të paktën dy avionë luftarake 24/7 dhe në çdo moment pastaj, me dhjetëra avionë të tjerë të jenë në gjendje të ngrihen në ajër kurdoherë në mbarë europën. Spanja, Portugalia dhe Franca janë aktualisht te angazhuara për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Italia ndihmon rregullisht në mbrojtjen e qiellit slloven ndërsa forcat ajrore britanikë patrullojnë në Rumani.

Baby Boo