Nata e Kadrit, myslimanët falen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’


Besimtarët myslimanë kanë falur këtë të diel namazin me rastin e festës së Kadrit, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimit mysliman. Falja e namazit është bërë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (para ish-Hotel Dajtit).

Nata e Kadrit është një natë që përkon në ditën e 27-të të muajit kalendarik të Ramazanit por sipas trasmetimit të Profetit Muhammed, ajo është një natë fshehtë që duhet kërkuar në 10 ditët e fundit të Ramazanit përjetohet masivisht nga myslimanët në trojet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj tha se Ashtu siç njeriu është burim ti të gjitha të këqijave që ndodhin, duhet të jetë edhe zgjidhja e tyre. Sipas Bruçajt, për myslimanët Nata e Kadrit është e vlefshme sa 1 mijë muaj, ai është lutur për paqe dhe mirësi mes njerëzëve

Baby Boo