“Ju lutem”, Rama kërkesë Presidentit të Bullgarisë: Bëhuni ballkanas, hapni rrugën, na lini të flasim me BE


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përfituar nga rasti në Forumin në Bled të Sllovenisë për t’i kërkuar Bullgarisë. Të heqë veton për negociatat.
Në krahun e majtë të tij qëndronte Presidenti bullgar, Rumen Radev, dhe Rama në fund të fjalës së tij i ka kërkuar të hapë rrugën dhe të lërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të bisedojnë me BE.

Për Ramën, bullgarët duhet të bëhen më ballkanas, t’i hapin rrugën bisedimeve e pastaj mund të vendosin pengesat.
“Unë do përfitoj dhe i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutemi, ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me BE. Pastaj mund të bëheni ballkanikë dhe të vendosni pengesa, blloko aty e këtu. Hapni rrugën”, tha Rama.

Baby Boo