Naser Ziberi: TI VLEN, VOTO 9


Sot autobusi “Realizo ëndrrën” arriti edhe në ndalesën e radhës, para Kuvendit të Repiblikës së Maqedonisë së Veriut .Vend, ku së shpejti do të zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar. Sot, përfundon një fushatë zgjedhore energjitike dhe shumë motivuese, ku në këtë fushtë u promovua një ide e madhe një ëndërr e madhe dhe shumë e fuiqshme, ëndrra e barazisë, ëndrra e Kryeministrit të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Fjalën e tij Ziberi potencoi se “Bashkë me 120 kandidatë të shkëlqyer të BDI-së për Kuvend, më shumë se 98 përqind e tyre të rinj dhe më shumë se 40 përqind gra, por edhe së bashku me partitë e tjera dhe më tepër së bashku me qytetarët, në 15 korrik ne do të shkruajmë historinë.Do të jetë data që do të mbahet mend si dita, kur Kryeministri i parë shqiptari Maqedonisë së Veriut do të bëhet realitet, duke shtuar se, vetëm disa javë më parë, kjo ide e madhe ishte thjesht një ëndërr, tani këtë ëshdër ne do ta realizojmë , besoj në mbështetjen e mijëra qytetarëve që takova gjastë udhëtimit tim mbarë vendin, kur vizitova jo vetëm qytetet, por edhe dhjetëra fshatra të tjerë. Me këtë ide të madhe, aktivizuam dhe motivuam qytetarë, jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe të etniteteve.

“Kryeministri i parë shqiptar është shumë më tepër sesa një simbol i barazisë, kjo pozitë është një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve; shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjak, vllah, serb dhe romë.
Eshtë një mjet për të punuar për një jetë më të mirë për njerëzit, për secilin nga ne. Eshtë një mjet për drejtësi të barabartë dhe përfaqësim të barabartë. Eshtë një mjet për më shumë punë dhe paga më të mira. Për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të mirë. Në 100 ditët e para do të rrisim pagën minimale për infermierët, mësuesit dhe arsimtarët në 600 Euro. Do të propozojmë pensione sociale për të gjitha gratë që nuk kanë të drejtë për pension pune, do të zbatojmë një politikë me taksë zero për qytetarët nën 35 vjeç nëse fillojnë punën e tyre të parë ose
krijojnë biznesin e tyre të parë, do të japim kredi shtetërore prej 20,000 Euro për familjet e reja që të blejnë shtëpinë e tyre të parë dhe 20,000 Euro grante shtetërore për fermerët e rinj – potencoi Ziberi.

Ziberi më tej iu referua edhe punës dhe anëtarëve të kabinetit të tij duke thënë se “Të gjithë anëtarët e kabinetit tim do të kalojnë vetingun po ashtu edhe të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e shtetit, do ta zëvendësoj shtetin e partive me shtetin e së drejtës, do të ndërtojmë një shtet të reformuar dhe modern, të gatshëm për Evropën dhe një të ardhme të begatë. Më tej ai shtoi se “ne kemi akoma nevojë është një shoqëri e barabartë. Edhe pse, ne kemi arritur shumë tashmë,nuk është ende e mjaftueshme. Barazia është më shumë sesa ligje dhe marrëveshje, barazia ka nevojë për një frymë, pikërisht në kohën e duhur para zgjedhjeve, ish-kryeministri hoqi maskën dhe tregoi fytyrën e tij të vërtetë, mendimin e tij të vërtetë për ne shqiptarët, se ne nuk vlejmë as 5 denarë. Unë do t’i përgjigjem kësaj fyerje ndaj të gjithë ne shqiptarëve, por do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të japin përgjigjen e tyre të qartë në fletëvotime.Me votën e tyre të bashkuar ata do të na bëjnë të fortë mjaftueshëm për të marrë pozicionin e Kryeministrit.Kryeministrit të parë shqiptar. Kjo është përgjigjja më e
mirë që mund t’i japim Zaev-it. Sepse ju vleni!

Fjalën e tij Ziberi vazhdoi duke thënë së “kjo është ajo që i tremben të dyja palët maqedonase, kanë frikë, kjo është arsyeja pse ata janë në panik, ata do të humbasin binomin e pushtetit dhe ne do t’i japim fund
regjimit të tyre i cili gjithmonë u shërbeu vetëm partive të tyre, por kurrë qytetarëve dhe vendit prandaj nuk janë vetëm shqiptarët ata që do të bashkojnë dhe votojnë 9 për një Kryeministër shqiptar javën e ardhshme. Më tej ai shoi se “nga shumë maqedonas kam dëgjuar, se ata janë të ngopur nga LSDM edhe nga VMR-ja, që LSDM-ja dhe VMRO-ja në thelb janë të njëjta. Po, si Kryeministër, do të më duhet të krijoj një koalicion. Por kushtet tona janë më se të qarta.Përveç zbatimit të programit tim, ekzistojnë tre vija të kuqe: Marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe ajo me Bullgarinë. Nuk ka asnjë hap prapa, vetëm përpara drejt barazisë së plotë dhe integrimit evropian.

Në fund të fjalës së tij Ziberi ju bëri thirje të gjithë qytetarëve Maqedonas, të cilët kanë dëgjuar mjaft premtime boshe dhe kanë përjetuar 30 vjet luftë politike ,të mbajnë qëndrim dhe të votojnë numrin 9 këtë herë ,për një Kryeministër të pavarur, asnjëanës, një epokë të re të politikës dhe fundin e sundimit të VMRO-së dhe LSDM-së, Së bashku, ne do të krijojmë një vend, në të cilin njerëzit jetojnë së bashku në barazi dhe ku fëmijët tanë kanë çdo shans për të krijuar të ardhmen e tyre këtu, në Maqedoninë e Veriut. Aty ku kanë lindur dhe ku kanë shtëpinë e
tyre, në këto zgjedhje, vendimi është shumë i qartë: Ose çoni dëm votën tuaj dhe mbani në fuqi binomin maqedonas duke i lënë ata të vazhdojnë të drejtojnë të ardhmen për interesat e tyre. Ose votoni 9 për Kryeministrin e parë shqiptar, për një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Le ta realizojmë ëndrrën. Voto 9.

Dhe destinacioni ynë përfundimtar do të jetë ndërtesa e qeverisë në 15
korrik.

Baby Boo