NASA Space Apps Challenge 2022, Halili: “Kemi të rinj ambicioz të gatshëm për të pushtuar botën”


Ka përfunduar me sukses hakatoni 48-orësh i NASA Space Apps Challenge 2022, organizuar nga NewMen’s Business Accelerator dhe Goldicolls Foundation, gjatë të cilit ekipe të rinjsh krijues nga shkollat e mesme profesionale dhe universitetet nga i gjithë vendi punuan në një nga 22 sfidat e vendosura nga ekspertë dhe shkencëtarë të NASA-s.

DFIZHT Festim Halili pati nderin të jetë pjesë e komisionit të jurisë së ekspertëve, para të cilit 5 ekipe finalistësh prezantuan projektet e tyre inovatore, aftësitë dhe njohuritë në programim, inxhinieri, shkenca natyrore, matematikë, modelim 3D, vizualizim të të dhënave dhe sipërmarrje.

Urime dy ekipeve fituese AERTH dhe YCCC-SPACE EAGLES të cilët fituan një udhëtim dhe vizitë në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, SHBA së bashku me mentorin e tyre për të parë një lëshim rakete por edhe për t’u takuar drejtpërdrejt me ekspertë të NASA-s në fushën e sfidës për të cilën po punonin. DFIZHT Halili përgëzoi ekipet fituese që treguan me njohuritë dhe aftësitë e tyre se vendi ynë ka të rinj ambiciozë dhe punëtorë, të gatshëm për të pushtuar botën.

Baby Boo