NASA paguan 13 mijë euro, për të kaluar 70 ditë në shtrat


NASA ka bërë një shpallje pune, në të cilën kërkon një person që të kalojë në shtrat për 70 ditë.

Agjencia e hapësirës amerikane është gati të paguajë rreth 13 mijë euro për këtë shërbim.

Çështja është të shqyrtohet pozita e astronautit në hapësirën e lirë, transmeton KosovaPress.

Ata do të mbikëqyrin punonjësin e tyre derisa fle. Përveç gjumit, punonjësit i kërkohet që të pastrohet dhe të ha ushqim në të njëjtin vend dhe në të njëjtin pozicion. Shkencëtarët do të mbledhin të dhëna për presionin e gjakut, shkallën e zemrës, absorbimin e vitaminave, konsumin e energjisë, masën e kockave, madje edhe gjendjen shpirtërore.

E gjithë kjo do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si vepron jeta në univers, kur graviteti e merr çështjen në duart e veta, veçanërisht nëse planifikohet që njerëzit të udhëtojnë në Mars.

Subjekti do të jetë në gjendje të luftojë me mërzinë duke i lejuar atij që të arrijë disa nga qëllimet e tij – të ndjekë një kurs në internet ose të mësojë një gjuhë të re. Miqtë dhe familja do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë.

Baby Boo