Takimi në Tiranë, Jeremiq lartëson Kurtin: Gjuriq nuk është askushi, por Kurti është …


Presidenti i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq i cili njihet për deklaratat e tij kundër politikanit serb, tashmë të ndjerë Oliver Ivanoviq, të cilin e kishte quajtur kriminel lufte, së fundmi në një intervistë në mediat serbe ka folur për liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Duke komentuar takimin e fundit në Tiranë, ku disa politikanë kosovarë në një konferencë rajonale u ulën në një tavolinë me Gjuriqin, e mes tyre ishte edhe zyrtari i VV-së, Xhelal Sveçla, Jeremiq ka thënë se Gjuriq nuk është ndonjë figurë e rëndësishme, por se Albin Kurti është.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur rastin kurrë ta takoj mirëpo potencon se Kurti është intelektual e patriot i madh.

“Nuk kam pasur kurrë rastin ta njoh, por edhe pse politika e Kurtit dhe qëndrimet e tij janë shumë radikale, nuk mund ta mohojmë se Kurti është patriot i madh, intelektual dhe njeri mjaft stabil”, është shprehur Vuk Jeremiq.

Kujtojmë se Jeremiq ishte ish Ministër i Punëve të Jashtme.

Baby Boo