NASA bën testime shpërthimi sonik pranë Gjirit të Meksikës


Agjencia Amerikane për Aviacion dhe Kërkim (NASA) është duke zhvilluar teste shpërthimi sonik në afërsi të Gjirit të Meksikës, sipas shtypit vendas.

Gazeta “Houston Chronicle” shkruan se NASA ka filluar projektin dyjavor në lidhje me fluturime kërkimore supersonike në afërsi të Galvestonit, ndërsa ka zhvilluar fluturime të F/A-18 që është në fazë testimi për të matur reagimin e publikut.

NASA në rajon ka punuar me 500 vullnetarë për të regjistruar shpërthimet sonike të krijuara në rajon nga F/A-18.
Të dhënat rreth reagimeve për shpërthimet sonike do t’i shpërndajë Zyra Federale e Aviacionit.

Zyra Federale e Aviacionit më parë kishte ndaluar fluturimet supersonike për shkak të ndikimeve ndaj popullatës dhe infrastrukturës.

Baby Boo