Nakjevski: Me BDI-në në pushtet, rasti “MONSTRA” nuk zgjidhet

Mungesa e dëshmitarëve kyc në rastin Monstra bënë sot që seanca e radhës në Gjykatën Penale të anulohej javën tjetër. Gjykata kishte kërkuar paraprakisht ndihmën e policisë për sjelljen në seancë të dëshmitarëve Dragi Ivanovski dhe Dime Veskov, por sqarimi i sotëm ishte se personat nuk ishin në adresat e mëparshme të tyre.
Gjykatësi Osman Shabani komunikoi personalisht përmes telefonit me stacionet policore të Butelit dhe Gazi-Babës, por nga organet e rendit mori përgjigjen se dëshmitari Dragi Ivanovski nuk gjendej në adresë, madje e kishte shitur shtëpinë që figuronte në adresë. Për dëhsmitarin tjetër Dime Veskov, prokurorja Fatime Fetai tha se personi duhet të kërkohet nëpër burgje, pasi ka qenë disa herë i arrestuar më parë për vepra të tjera. Anulimi i seancës shkaktoi revoltë në mesin e familjarëve të viktimave. Më i zëshëm ishte Goran Nakevski, prind i Aleksandër Nakevskit, i cili akuzoi gjykatën se po zvarrit procesin, dhe madje, në gjykim nuk ka përfshirë edhe funksionarët e BDI-së që u përmenden në disa përgjime që u dëgjuan me dyer të mbylla në seancat e mëhershme.

Për aq kohë sa BDI është në pushtet, rasti nuk do të zgjidhet dhe ka për t’u shtyrë me vite. Na tregoni dosjet e klasifikuara. Na jepni dosjen me bisedat e funksionarëve të BDI-së, Bekim Nezirit, Safet Nezirit, Nevzat Bejtës e Bujar Osmanit – theksoi Goran Nakjevski

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Sami Luta, Fejzi e Haki Aziri. Por në në dhjetor të vitit 2017, Gjykata Supreme vendosi që të dënuarit të liroheshin, dhe rasti Monstra kaloi nën kompetencat e Prokurorisë Speciale Publike për rishqyrtim.

Alsat