Hoxha viziton Nerashtin: I dëgjojmë hallet e tyre, do të angazhohem fuqishëm për të zgjidhur këto probleme


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar fshatin Nerasht, ku janë zhvilluar takime me kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatin Nerasht, Sead Islaili si dhe me përfaqësues të tjerë të fshatit.
Hoxha ka dëgjuar hallet e banorëve të këtij fshati, duke premtuar se do të angazhohet fuqishëm për zgjidhjen e këtyre problemeve, sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Më poshtë njoftimi i plotë i Hoxhës:

Së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes BESA, Abdush Demiri njëherit edhe drejtor i APRMV-së, realizuam takim me kryetarin Bashkësisë Lokale të fshatit Nerasht, Sead Ismaili si dhe përfaqësues të tjerë të fshatit. I lënë tërësisht në harresë, i mbushur përplotë me premtime të pa realizuara dhe ne vendosëm që nga afër të dëgjojmë hallet e tyre, njëkohësisht do t’ju gjejmë edhe zgjidhje, e në veçanti problemet të cilët mund të zgjidhen përmes dikasterit që unë udhëheq, pra me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kërkesat e banorëve ishin të shumta, veçanarisht dy rrugët që lidhnin fushat dhe fshatin Nerasht. Mos rregullimi i atyre rrugëve, krijonte problem të madh për banorët e fshatit dhe në veçanti për bujqit të cilët shkojnë në arrat e tyre për të punuar.
Do të angazhohem fuqishëm për të zgjidhur këto probleme sa më shpejt të jetë e mundur, sepse zotimi jonë si udhëheqës por edhe zotimi jonë si Lëvizje BESA është që të ndihmojmë çdo vendbanim, çdo qytet dhe fshat për të vetmen arsye, për të ndryshuar jetesën e banorëve dhe për të lehtësuar ata në vështirësit që i kanë gjatë punëve të përditshme.

Baby Boo