Nada Dosti: “Mjaft me gjuhë dhe imazhe që fajësojnë vi*ktimat dhe normalizojnë dhu*nën”


Gazetarja ekspertja e çështjeve gjinore Nada Dosti, iu drejtohet të gjithë gazetarëve, drejtuesëve të PR-it, drejtuesëve portalesh e të ngjashëmve se duhet të ndalen nga përdorimi i gjuhës dhe imazheve që fajësojnë vi*ktimat, objektivizojnë gratë dhe normalizojnë dhu*nën:

“Për gazetarë, drejtues të PR-it, ekspertë të medias & rrjeteve sociale, drejtues portalesh e të ngjashëm: Mjaft me përdorimin e gjuhës dhe imazheve që fajësojnë vi*ktimat, objektivizojnë gratë dhe normalizojnë dhu*nën.
Nëse deshironi të raportoni apo ndërgjegjësoni mbi dhunën ndaj grave mos i shoqëroni raportimet në fjalë me imazhe të grave të dhu*nuara, të ulura përdhe, në një cep të dhomës duke qarë!

Ky lloj portretizimi përforcon akoma më shumë imazhin e gruas si një qenie e brishtë, e pashpresë dhe si një viktimë e dorëzuar totalisht para zullumqarit të saj.
Fokusi duhet të përqendrohet tek shtypësi, dhu*nuesi dhe zullumqari. Shoqorojini raportimet në fjalë me fytyra monstrash, me gjeste akte dhu*neje (brenda etikës) të ushtruara nga imazhe meshkujsh të shpërfytyruarl. Në fokus le të jetë dhu*nuesi dhe jo viktima.

Duhet bërë kujdes gjithashtu edhe në përdorimin e fjalëve dhe të termave sepse fjalët zënë peshë dhe ndryshojnë perspektivën: dhu*na ndaj grave nuk duhet raportuar në formë pësore “një gura u vr*a” apo një grua u dhunua” por në formën veprore “Filani vr*au një grua” dhe “fisteku dhu*noi një grua”.
Le ta kthejmë narrativën nga një gjuhë që fajëson vi*ktimat në një gjuhë që dënon dhu*nesit, duke përdorur kështu fuqinë e gjuhës në shërbim të të mbijetuarve dhe viktimave të dhu*nës dhe jo në shërbim të autorëve kr*imit.” u shpreh ajo në profilin e saj në rrjetet sociale

Baby Boo