Zyrtarizohet kandidatura e Fadil Zendelit në Gostivar


Partia Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Fadil Zendelit për Komunën e Gostivarit.
“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, anëtarit të kryesisë qendrore, Arafat Shabani sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Gostivarit. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Arben Ademin dhe kryesinë e degës.Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit zgjidhet deputeti dhe nënkryetari Fadil Zendeli”, thonë nga Lëvizja Besa

Baby Boo