Myftinia e Tetovës: Hoxhallarët t mos të bien pre e interesave politike


Pas fillimit të fushatës zgjedhore në Maqedoni ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe këshillet komunale, Myftinia e Tetovës ka dal me komunikatë ku u bënë thirrje të gjithë të punësuarve në xhami që mos të bien në ndikimet politike si dhe të qëndrojnë të paanshëm gjatë fushatës.

“Të nderuar besimtarë, me që ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV, Myftinia e Tetovës u bën apel të gjithë besimtarëve në Tetovë dhe rrethinë, hoxhallarëve, konkretisht imamëve, muezinëve dhe mualimëve që janë të angazhuar nëpër xhami, mos të bien pre e interesave të ndryshme politike, por le të jenë të paanshëm dhe të qëndrueshëm në profesionin e tyre.

Gjithashtu apelon tek të gjitha subjektet politike në vend, gjatë fushatës parazgjedhore të mos i keqpërdorin objektet fetare dhe të bëjnë fushatë të qetë, ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike, pa ofendime, duke pasur kujdes që të mos dëmtohen marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thuhet në komunikatë.

Baby Boo