RMV, Qeveria vendosi për gjendjen e kr*izës, “Boris Trajkovski” të bëhet qendër vaksinimi, investimet në shkolla dhe institucionet tjera


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 61-të vendosi që salla e sportit “Boris Trajkovski” të shndërrohet në qendër për vaksinim.
Salla sportive do të shfrytëzohet me qëllim të vaksinimit masiv të qytetarëve.

Qeveria miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së kr*izës për 30 ditë për një pjesë të vendit për shkak rre*zikut për qarkullimin e emigrantëve në mënyrë il*egale përmes territorit të RMV-së, ndërsa kërkoi nga Presidenti që të kontribuon ushtria në menaxhimin me gjendjen e kr*izës.
Qeveria vendosi që të mbështesë financiarisht me 3.300.000 denarë Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për punë ndërtimore, ndërsa shkollat fillore me 31.400.000 denarë, shkollat e mesme me 2.800.000 denarë dhe 11.200.000 denarë për Shtëpinë e studentëve në Tetovë.

Baby Boo