“My new baby”, kur Zana Berisha reklamonte veturën luksoze Audi Q8 që ia pagoi biznesmeni i shantazhuar


Një ditë më parë Gazeta Sinjali raportoi për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, biznesmenit Isni Jemini, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze.

Këtë veturë luksoze që Berisha dyshohet se e kishte përfituar përmes shantazhit që ia bënte ish-të dashurit biznesmen, ajo e reklamonte në profilin e saj në Instagram.

“My new baby ❤️ #Audi Q8″, shkruante Berisha në videon e postuar para 14 javësh në Instagram ku e tregonte veturën e saj të re, në ulësen e parë të së cilës kishte një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

VIDEO Insta

Baby Boo