Mustafa mesazh Albin Kurtit: Votat i kemi, mos e maltretoni Behgjet Pacollin


Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është përfshirë në deklaratat dhe vendimet e Qeverisë Kurti për futjen në karantinë të kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa ka thënë se deputeti Pacolli nuk mund të futet në karantinë, pasi ai është deputet që përfaqëson popullin dhe nuk duhet maltretimi i tij nga Qeveria e tanishme.

Ai tha se sjellja e Qeverisë Kurti dëshmon më së miri pse u rrëzuan nga pushteti, madje thotë se këta nuk mund të thirren në parime kur shkelën Kushtetutën e Kosovës.

Po ashtu Mustafa tha se këto janë vendime politike DHE ministria e Shëndetësisë më shumë po merret me politikë në emër të koronavirusit.

Postimi i plotë nga Mustafa:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.

Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi.

Baby Boo