Mustafa: E prishëm koalicionin me VV për ta evituar konfrontimin me SHBA, ata e sollën Kurtin në pushtet


Ish-kryeministri Isa Mustafa tha se në vitin 2020 e prishi koalicionin me Vetëvendosjen për të evituar konfrontin e Kosovës me SHBA-në dhe thotë se ky fakt e ngushëllon meqë “LDK atëherë e kishte vlerësuar drejt rrezikun”. Ai tha se kjo i kushtoi shtrenjtë LDK-së me vota.

“LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota!”.

Por, Mustafa thotë se ishin vetë ndërkombëtarët ata që e përkrahën Vetëvendosjen të vijë në pushtet.

“Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vetë në pushtet së bashku me analfabetët funksionalë”.

Ish-kreu i LDK-së tha se frikësohet që çmimin do ta paguajë Kosovë dhe jo krerët aktualë institucionalë.

“Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në, nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin, por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejt rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”.

Baby Boo