Pamje nga Kievi

ilustrim

Dy orë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aksionin ushtarak.

Shumë njerëz në Kiev kanë nxituar në stacionet e metrosë për t’u strehuar. Të tjerë kanë hipur në autobusë për t’u larguar nga qyteti dhe ka radhë makinash që përpiqen të dalin, transmeton rtv21.tv.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.

Baby Boo