Mushkolaj: Hoti është kopja e Isës, është Isa vetë veç pak ma i ri


Përpos Partisë Demokratike, Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kandidatin për kryeministër të Kosovës e ka zyrtarizuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pas një mbledhje që patën sot, Isa Mustafa deklaroi se është vendosur që Hoti të jetë kandidat për kryeministër nga partia e LDK-së.

Por siç duket jo për të gjithë është çudi ky vendim.
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka deklaruar se ka qenë e pritshme që LDK ta nominojë Hotin, pasi që sipas tij ai është rrit politikisht nën sqetullën e Isës.

“Për mu ka qenë e pritshme që nga LDK të nominohet Avdullah Hoti për kryeministër. Ai është rritë politikisht nën sqetullën e Isës, është i besueshëm i Isës, është kopja e Isës, është Isa vetë – veç pak ma i ri”, shkroi ai.
Ndryshe Hoti do të përballet zyrtarisht në zgjedhje me Albin Kurtin, Enver Hoxhajn dhe me kandidat tjerë ende të pa-konfirmuar.

Baby Boo