Murati është i martuar dhe së shpejti do të bëhet baba!


Teksa të gjithë mendojnë se Ola dhe Murati mund të jetë një çift në të ardhmen, Ola ka hedhur dy ditë më parë dyshime të forta për tradhti. Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit (inicialet e emrit të saj dhe të Muratit), ndaj kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.

Mirëpo, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” tregojnë se Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, ndërsa “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të sajën.

Sipas burimeve, Murati dhe partnerja kanë kohë që shijojnë marrëdhënien e tyre, e cila do të sjellë shumë shpejt një fryt dashurie.

Baby Boo