Mund të mos keni dëgjuar për ra*ketat MANPADS, por ato po luajnë rol kyç në lu*ftën kundër Rusisë


Sistemi mobil i mbrojtjes kundërajrore MANPADS apo ra*ketat STARStreak, po luajnë rol shumë të rëndësishëm në lu*ftën e Ukrainës. Këto ra*keta janë shkrepur nga kraharori, tipike për Stingerin amerikan, efikase janë për aeroplanët që fluturojnë ulët dhe në një rreze prej pak kilometrave, transmeton Telegrafi.

Nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ra*keta me sukses po ndërprenë operacionet nga ajri. Tani ushtria ukrainase është pajisur me një model më të avancuar të ra*ketës STARStreak, që kanë ardhur nga Britania e Madhe.
Analistët ushtarakë ishin konfuz, kur Rusia nuk arriti të shkatërrojë rrjetin ukrainas të ra*ketave më rreze të gjatë veprimi në fillim të lu*ftës. Edhe pse disa janë shkatërruar, S-300 vazhdojnë punën, duke i detyruar aeroplanët rusë të fluturojnë ulët për të shmangur radarët.

Çfarë janë në të vërtetë ra*ketat MANPADS?
U prodhuan kah mesi i shekullit XX, MANPADS përdorin gjurmues infra të kuq për hyrjen në gypat e nxehtë të motorëve. Për këtë, aeroplanët dhe helikopterët hedhin në ajër një lloj ra*kete mashtruese, për t’ia tërhequr vëmendjen ra*ketave që i kanë për objektiv këto fluturake.

E derisa Stingerët janë dëshmuar në lu*ftëra të shumta, STARStreak në Ukrainë erdhi në fillim të marsit, dhe ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në lu*ftë. Pavarësisht që janë zhvilluar gjatë shekullit XX, ajo çfarë është e pazakontë për këtë lloj ra*kete është që nuk kërkojnë ekskluzivisht nxehtësinë, por të ashtuquajtur “kërcimtarët”.

Kur operatori lanson ra*ketën, ajo e ndjek objektivin me laser – që i bie se gjasat për të mos e goditur cakun janë shumë të vogla. Prodhuesit e STARTStreak e quajnë ra*ketë me shpejtësi të madhe që vërtetë është vështirë të mos e godasë cakun. Ndryshe nga Stinger, nga koka e STARTStreak nxjerr nga koka tri shigjeta, secila prej tyre peshon 900 gramë.

Ajo hapen dhe fluturojnë në formacion, duke përcjell së bashku me laserin lëvizjen e ra*ketës. Ajo mund të depërtojë në karrocerinë e helikopterit dhe të shpërthejë brenda kabinës – duke i shkaktuar dëme tejet të mëdha. Raportet e ushtrisë ukrainase kanë treguar se STARStreak tashmë ka rrëzuar helikopterin rus Mi-28.

Baby Boo