Kovaçevski: “Rritje rekorde e pensioneve dhe pagës minimale”


Qytetarët prej neve presin efikasitet dhe prandaj atë që e kemi premtuar edhe e plotësojmë, porositi në profilin e tij në Facebook kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri potencoi se për një periudhë shumë të shkurtë kohore, në kohën e krizës së thelluar, Qeveria ia ka dalë të dakordojë rritje rekord të pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut. Shtesë, siç potencoi ai, Qeveria ka siguruar ndihmë financiare të drejtpërdrejtë prej 1000 denarësh për çdo pensionist për tre muajt e ardhshëm, ndërsa me këto masa, pensionistët mesatarisht do t’i kenë afro 200 euro shtesë në buxhetin familjar për vitin 2022.

“Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet. Por akoma më e rëndësishme është që ajo në vazhdimësi do të rritet pa nevojën e intervenimeve shtesë. Tani, me dy paga minimale mund të mbulohet shporta konsumatore, që nuk ishte rast prej vetëm para pesë vitesh, kur ishin të nevojshme më shumë se katër paga minimale që e njëjta të mbulohet. Në një vit përplot me sfida dhe krizës të thelluar ekonomike, përmes strategjisë së drejtë i dhamë të gjitha resurset dhe energjinë ndaj mbështetjen ekonomike për qytetarët dhe ekonominë. Kështu do të vazhdojmë edhe më tej”, shkroi kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri potencoi se kujdesi për standardin jetësor të qytetarëve veçanërisht për ata më të cenueshmit është një prej prioriteteve të larta për këtë Qeveri.
“Prandaj, fokusi është në zgjidhjet sistemore përmes së cilave vazhdimisht përmirësohet cilësia e jetesës”, shtoi Kovaçevski.

Baby Boo