Mucinski: Në Aerodrom do të ketë parqe në vend të ndërtesave


Komuna e Aerodromit ka filluar procedurën për shlyerjen e planimetrisë me të cilat parashihej ndërtimi i objekteve dhe lokacioni do të shndërrohet në park, kështu njoftoi kryetari i komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për media. Siç tha ai, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 5000 metra katrorë.

“Ka filluar një procedurë për fshirjen e planimetrive, njëra për komunë, tjetra për objekt banesor dhe atë lokacion po e rialokojmë në park. Praktika e tillë në Komunën e Aerodromit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Mucinski.

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Aerodromit po ashtu njoftoi se së shpejti së bashku me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska, do ta promovojnë projektin “Megapark” i cili do të shtrihet në 100.000 metra katrorë, në lokacionin e paraparë për deponi ilegale.

Baby Boo