MSH Maqedoni: “72% e rasteve të reja dhe 78% e hospitalizimeve me coroanvirus janë të pavaksinuar”


Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën e të vaksinuarve me rastet pozitive nga periudha 6 gusht deri më 4 nëntor. Për persona të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga doza e dytë e pranimit të dozës.

“Në periudhën nga 06.08 deri 04.11 në Maqedoni 48.955 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa prej tyre 28% kanë qenë plotësisht të vaksinuar, përkatësisht 13.866 persona. I madh është numri i personave të pavaksinuar që janë infektuar me coronavirus. Sipas të dhënave për këto dy muaj, 35.069 qytetarë ose 72% që kanë rezultuar me coronaviurs nuk kanë qenë të vaksinuar”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se 78% e hospitalizimeve janë persona të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa vdekshmëria te personat e pavaksinuar është drastikisht më e madhe.
“Në periudhën nga 06.08 deri 04.11 në Maqedoni kanë humbur jetën 1.688 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 1.376 pacientë ose 82% nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 312 kanë humbur jetën ose 18%”, theksojnë nga MSH.

Baby Boo