Alternativa i përgjigjet ASh-së: Janë të dirigjuar nga Artan Grubi


Alternativa thotë se është skandaloze dhe hipokrite që Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon amendamentin e tyre kushtetues për mos vjetërimin e veprave penale lidhur me korrupsionin politik. Siç thonë nëpërmjet një komunikate, ASh-ja nuk e pranon këtë amendament ose për shkak të frikës, ose për shkak se ashtu dirigjohen nga Artan Grubi.

Reagimi vjen pas akuzave të ASh-së, për shkak të mos pjesëmarrjes së Alternativës në Grupin e Punës për ndryshimet kushtetuese.

Partia e Afrim Gashit shpjegon se ata japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese, por kërkojnë të pranohet edhe amendamenti i tyre për luftimin e korrupsionit politik.

“E kuptojmë nervozën e Aleancës. Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht. Por, ne nuk mund të jemi përgjegjës për paaftësinë e tyre kadrovike dhe programore për t’u imponuar në Qeveri. AlternAtivA në asnjë moment nuk dëgjoi nga asnjë përfaqësues i partnerëve qeveritarë se Grupi i Punës do të merret edhe me propozime të tjera përveç me amendamentin kushtetues për përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Preambulë. Derisa të jetë në rend dite vetëm ai amendament, ne edhe pa pjesëmarrje në Grupin e Punës japim përkrahje blanko për integrimet evropiane të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Alternativës.

Baby Boo