MPJ: Për shkak të seriozitetit të koronavirusit të mos udhëtohet në Italinë Veriore


Ministria e Punëve të Jashtme, në paatim me informacionet e marra nga Konsullata e përgjithshme e shtetit tonë në Venecia – Itali, për shkak të seriozitetit të gjendjes me Kovid-19 në vend, rekomandin që qytetarët tanë mos udhëtojnë në rajonet dhe provincat: Lombardi, Rimini, Pezaro, Urbino, Aleksandri, Asti, Novara, Verbano Kusio Osola, Verçeli, Padova, Trevizo dhe Venecia.

Në kumtesën që e publikoi sonte MPJ-ja gjithashtu rekomandohet që qytetarët të shmangin udhëtime të panevojshme në zonat e tjera të Italisë. Për ata qytetarë të cilët tashmë ndodhen në Itali, rekomandojnë rrjtje e masave të kujdesit në çdo kohë, të ndiqen mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve lokale. Më shumë informacione mund të marrin në travel.mfa.gov.mk.

Siç informon MPJ-ja, Konsullata jonë e përgjithshme në Venecia, duke e ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore evropiane në rajonin e njëjtë si dhe për shkak të parandalimit të mëtejshëm të përhapjes së Covid-19, në periudhën e ardhshme nuk do të punojë me palë, përveç situatave urgjente. Në këtë drejtim anulohet fotografimi i qytetarëve tanë për dokumente të reja të udhëtimit. Për informacione më të hollësishme rreth zhvillimit të gjendjes, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Itali, mund ta kontaktojnë Konsullatën tonë të përgjithshme në Venecia në + 39 389 5837913 или [email protected].

Tre personat pozitivë me koronavirus janë regjistruar në shtet të cilët parapraksiht kanë qëndruar në Itali. Minisitria e Shëndetësisë pasdite ka informuar se gjendja shëndetësore e dy bashkëshortëve të sëmurë me koronavirus të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup dhe Gjendje Ferbile është stabile, ndërsa është stabile edhe gjendja e pacientes së parë të sëmurë. Testimi saj i fundit ka qenë negativ, por gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe një test që të konfirmohet rezultati, gjegjësishst të konfimronet es ajo më nuk është infektuese.

Baby Boo