MPJ-ja hungareze: Azili për Gruevskin, çështje juridike dhe jo politike


Në lidhje me kërkesën për azil në Hungari të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar se kjo është një çështje juridike, jo politike dhe se do të priten rezultatet e autoriteteve kompetente të Hungarisë, gjatë një vizite zyrtare një ditore në Kosovë.

“Mund t’ju them vetëm një gjë. Kjo është çështje juridike, nuk është politike. Autoritetet kompetente, pra autoriteti i migracionit, do të kryejë procedurat duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe le të shohim rezultatin për të”, u përgjigj Szijjarto, pasi u takua me homologun kosovar Behgjet Pacolli.

Disa ditë më parë ish-kryeministri Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg dhe që duhej të vuante dënimin, kishte njoftuar në profilin e tij në “Facebook” se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Baby Boo