Ja sa persona të arrestuar, vazhdon të mos respektohet ora policore


Gjatë natës së kaluar sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për periudhën 15/16.04 lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetit 56 persona nuk kanë respektuar masën e ndalesës së lëvizjes, pas çka janë arrestuar 36 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa adekuate.
Gjithashtu sipas statistikave gjatë natës së kaluar 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë nënshkruar vendim për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, nuk është evidentuar asnjë shkelje e këtyre vendimeve.

Baby Boo