MPJ e Maqedonisë alarmon qytetarët e saj: Kujdes sot në Greqi


Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar shtetasit e Maqedonisë që planifikojnë të udhëtojnë sot në Greqi që t’i shmangen vendeve ku mbahen protestat për “karakterin grek të Maqedonisë” për shkak të mundësisë potenciale të eskalimit të tyre.

Informohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët sot do të jenë, ose janë duke planifikuar për të udhëtuar në Greqi, se “Komiteti për luftë për karakterin grek në Maqedoni” paralajmëron protestat në katërmbëdhjetë qytete të mëdha në Greqinë veriore kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni”, që do të mbahet në orën 19:30. Për shkak të mundësisë potenciale të përshkallëzimit të protestave, paralajmërohen qytetarët e Maqedonisë që të shmangin zonat e protestave si dhe çdo reagim që do të ketë pasoja negative për sigurinë e tyre, thuhet në njoftim.

Baby Boo