MPB shkatërron 590 pushkë automatike, mitralozë, pistoleta e të tjerë


Ministria e Punëve të Brendshme ka shkatërruar një mori armësh të papërdorshme dhe të dëmtuara të llojeve të ndryshme në fabrikën Feni Industri në Kavadar. Siç njoftoi MPB, transmeton SHENJA, ky armatim më herët është përdorur për nevojat e policisë, por tani që më nuk hyn në funksion, kompania Feni ka ofruar që të shkriej të gjithë armatimin e vjetër falas.

Ministri Oliver Spasovski shpjegoi se janë shkatërruar 590 armë prej të cilëve më së shumti pushkë automatike, pistoleta, pistoleta gjysmë automatike, mitralozë e ngjashëm. Kompania Feni është zgjedhur si kompania e vetme që ka këtë lloj furrash që djegin kësi lloj materiali pasi dy kompanitë e tjera, të vetmet në Maqedoni që bëjnë këtë lloj veprimtarie, Makstili dhe Jugohromi, nuk i kanë këto furra në funksion.