MPB me detaje për alarmin në qendër të Shkupit


Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që rreth orës 16:45 një person ka paraqitur një kërc*ënim, duke paralajmëruar që do të ketë shpërthim me bombë në afërsi të Qendrës së Shkupit.

“Informojmë qytetarët se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar pas paralajmërimit për su*lm, nga momenti që një person është paraqitur më 16:45 në sportelin e TKM”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Në lidhje me detajet tjera, Policia ka sqaruar që do të njoftojë qytetarët në vazhdim, duke kërkuar nga ata qetësi.

Baby Boo