MPB, masa ndaj Baçevit e Petrovskit për gjuhë të urrejtjes


Policia ka ndërmarr masa ndaj liderit të partisë pro ruse “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev dhe krahut të tij të djathtë Filip Petrovski. Protesta e mbrëmshme para shtëpisë së deputet të VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski dhe fjalët fyese që Baçev dhe protestuesit drejtuan ndaj Vasilevskit kanë krijuar bazë për kallëzim penal. Dikasteri i Brendshëm konfirmon se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, ndaj Baçev dhe personave të tjerë do të veprohet në përputhje me ligjin. Ndonëse kjo protestë nuk ishte e para, policia njofton se sjellja e mbrëmshme e Baçev ka kaluar kornizat demokratike.

Përmbahuni, e di që keni presione por në burg shkohet dhe dilet prapë

Të lutem mos e ndrysho emrin dhe mos e fshij KAÇKM-në.

Do të mbështeteni për muri do të ju frikojnë me 15 vite burg.

Mua më takon të ju them se nuk jemi patriot të rrejshëm dhe për më tepër se një vit jemi në rrugë.

Më ngadalë, më ngadalë…Si mund të dalësh në rrethoja me flamur të huaj?

Çfarë flamuri të huaj, çfarë?

Me atë që je ngjitur në veturën e policisë.

Shefi juaj çfarë flamuri ka në zyrë, në institucion zyrtar? Unë e kam ngritur në rrugë, shefi juaj cilin e ka në zyrë? Përgjigju për shefin tuaj.

është flamuri shqiptar.

Unë e kam ngritur flamurin maqedonas dhe rus sepse si pari kamë ideologji të tillë, por në rrugë.

 Një një moment policia u detyrua të largojë Baçevin, por ky i fundit nuk ndaloi së fyeri. Nga ana tjetër, Vasilevski e akuzoi se protestuesit para shtëpisë së tij i kanë sjell me para dhe sanduiç.

 Rruga e mbarë, natën e mirë dhe ta gëzoni mëditjen.

Kush? Spiun. Ti ke marr mëditje. Na trego çfarë mëditje, ma vërteto.

A i keni dhënë sanduiç?

 Protesta të ngjashme më herët kishte edhe pranë shtëpisë së deputetit Ljuben Arnaudov dhe Kërsto Mukoski. Pas votimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese më 19 tetor, 8 deputetë e VMRO-së me pëlqim të ministrisë së Brendshme janë nën masa kujdesi 24/7.

Baby Boo