A mund të “largohet” SHBA nga Ballkani, nëse s’arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi?


Përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në procesin e dialogut Kosovë-Serbi të nisur në vitin 2011, po shihet si e nevojshme. Të dy këto fuqi kanë të njëjtin qëllim, arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.

Drejtoresha ekzekutive e platformës “Civikos” Donika Emini, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ftesa për takim me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë ka më shumë peshë politike, sesa Brukseli.

Sipas saj, ShBA-ja nuk do ta shtynë një proces 10 vjet siç ka vepruar unioni.

Emini ka shtuar se nëse kjo marrëveshje nëse nuk nënshkruhet, atëherë ShBA-ja për një kohë të gjatë do të largohet nga Ballkani.

“Nuk besoj që ShBA-ja ka me shty një proces 10 vite ashtu qysh është shty me BE-në një proces i cili filloj me një nivel teknik pastaj politik dhe pastaj u bllokua. Besoj që me rastin e thirrjes në ShBA vetë ftesa në Shtëpinë e Bardhë e ka edhe peshën politike shumë më të madhe se Brukseli dhe në anën tjetër nuk ftohen palët për të vazhduar një proces për një dekadë, por ftohen për t’i paraprirë një marrëveshje dhe besoj që janë disa pika në të cilat palët do të duhej të diskutonin dhe normalisht që do t’i paraprinë”.

“Nëse kjo marrëveshje nuk nënshkruhet atëherë besoj që edhe ShBA për një kohë të gjatë mund të largohet nga Ballkani, siç është larguar në vitin 2009 kur e shpalli Kosovën të pavarur dhe dështoi me reformën kushtetuese në Bosnje”.

“Është e nevojshme me pas BE-në në dialog, për shkak se ne jemi ne Evropë dhe të dy vendet edhe Serbia edhe Kosova aspirojnë të anëtarësohen në BE. Andaj është e logjikshme që ta kemi edhe prezencën e Bashkimit Evropian në dialog, përveç tjerash nëse e kemi si garantues SHBA-në edhe BE-në është shumë më mirë në fazën e implementimit të marrëveshjes, ka thënë Emini për EO.

Sipas Eminit, Kosova duhet të ketë kushte të caktuara në raport me BE-në për tu rikthyer në proces.

“Deri tash prej BE-së nuk kam parë qëndrim të qartë. Qëndrimi i tyre është normalizimi i marrëdhënieve. Çka nënkupton normalizimi? A nënkupton njohje, a çfarë detaje ka, përveç faktit që nuk i pëlqen shkëmbimi i territoreve si ide sepse vetëm për atë janë deklaruar, kurse nuk kanë treguar se kanë plan konkret në raport me Kosovën. Andaj është mirë që si partner strategjik të mbahen në proces, mirëpo do të duhej në si Kosovë të kemi kushte të caktuara në raport me BE-në për tu rikthyer në proces të tillë”.

Ndërsa për liberalizimin e vizave sipas saj në shtator mund të vendoset që Kosova të futet në agjendë nëse për një gjë të tillë pajtohen Franca dhe Gjermania.

Baby Boo