MPB: Letërnjoftimet do të mund të tërhiqen edhe me 15 korrik


Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se me 15 korrik (ditën e votimeve) shërbimet e MPB-së për tërheqje të letërnjoftimeve do të punojnë në të gjithë territorin e vendit me fillim nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

“Në ditën e zgjedhjeve (e mërkurë, 15 korrik) do të punojnë vetëm shërbimet për tërheqje të letërnjoftimeve, në periudhë prej orës 07:00 deri në ora 19:00, me qëllim që t`u mundësohet qytetarëve, të cilët më herët kanë dorëzuar kërkesë, të tërheqin letërnjoftimet dhe të mund ta realizojnë të drejtën e votës”, thonë nga MPB.

Baby Boo