MPB jep detaje për rrëzimin e helikopterit të tyre në aeroportin e Shkupit


Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar dhe ke dhënë detaje për rrëzimin e helikopterit të tyre në aeroportin e Shkupit.

Siç thonë nga MPB, rasti ka ndodhur dje në orën 11:30, ndërsa një person i ekuipazhit është lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 04/05/2020 në orën 11:30, helikopteri i MPB-së ‘MI 17’ ka fluturuar nga baza e helikopterëve ‘Brest’, ndërsa është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi, me pesë anëtarë të ekuipazhit, me qëllim që të furnizohet me naftë”.

Lexo po ashtu:
Rrëzohet një helikopter i MPB-së në Shkup, lëndohet një person
Rrëzohet një helikopter i MPB-së në Shkup, lëndohet një person
“Pasi i kanë mbushur rezervarët dhe kanë marrë leje për të fluturuar, helikopteri sapo është ngritur nga toka është rrëzuar. Një person nga ekuipazhi ka marrë lëndime trupore”, thonë nga MPB.

Mësohet se shkak për rrëzimin e helikopterit kanë qenë erërat e fuqishme të ditës së djeshme.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Publike, prej ku kanë bërë analizat e tyre në vendin e ngjarjes.

Baby Boo