MPB heton rastin e ri me “Dhomën Publike”


Në rrjetin social Telegram është hapur grupi i ri “Dhoma Publike” në të cilin shpërndahen foto intime, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga Maqedonia. Deri më tani janë shpërndarë më shumë se 60 foto dhe 14 video. Disa nga përmbajtjet që ata publikojnë tashmë po komentohen.

Në grup, disa prej anëtarëve janë me pseudonim, e disa me emër dhe mbiemër. Grupi ka më shumë se 260 anëtarë në një ditë, por shihet se kërkohet më shumë masë dhe opsione se si të arrihen anëtarë të rinj.Nga MPB thonë se tashmë janë njohur me rastin dhe menjëherë veprojnë për këtë grup të ri. U njoftua edhe prokuroria dhe vik*timat u thirrën të denoncoheshin në polici nëse njiheshin.

Skandali i “Dhomës Publike” u zbulua vitin e kaluar kur në grup në rrjetin social Telegram u shpërndanë foto dhe video me vajza, disa prej tyre edhe të mitura. Grupi u mbyll atëherë, por një grup i ri u rihap në janar të këtij viti. Prokuroria Publike ka ngritur kallëzim penal për “Prodhim dhe shpërndarje pornografie për fëmijë”, kundër Darko Kostovskit dhe Mihail Panevskit, të cilët po gjykohen në parabur*gim.

Ata ishin krijuesit dhe administratorët e grupit të parë. Për shkak të rastit dhe procedurës inerte të organeve kompetente hetimore që nuk kanë mundur të zbulojnë keqpërdoruesit e të dhënave dhe kushteve personale, veçanërisht vajzave dhe grave, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka mbajtur disa protesta.

Baby Boo