MPB do të punësojë 550 persona pa shpallje publike, me marrëveshje në katër


Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë ka marrë pëlqimin nga Ministria e Finansave për të punësuar 600 persona. Sipas kërkesës së MPB-së, MF ka miratuar që vetëm 50 prej tyre të pranohen nëpërmjet shpalljes publike, ndërsa 550 tjerë do të marrin vendimin në katër sy, nga ministri Oliver Spasovski.

Kjo praktikë e punësimit pa shpallje publike në organet e sigurisë, të cilën e lejon ligji për raste të veçanta, është praktikuar shpeshë edhe nga regjimi i kaluar i VMRO-së. Mirëpo kjo ka sjellur deri tek partizimi dhe joprofesionalizimi i plotë i organeve policore dhe i organeve tjera të sigurisë.

Kryeministri Zaev në disa raste ka thënë se kjo praktikë patjetër të ndërpritet, me çka çdo punësim në MPB do të jetë transparent, duke konkruar të interesuarit në shpallje publike dhe duke u zgjedhur ata që janë më të mirët. Si duket kjo praktikë e partizimit të organeve të rendit po vazhdon me intensitet edhe më të madh tani nga qeveria “reformuese”./PaCensurë

Baby Boo