MPB demantoi deklaratën e VMRO-së për udhëheqësin e SPB-së në Shtip


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), demantoi deklaratën e Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE, duke thënë se nuk është e vërtete se udhëheqës i policisë në Shtip, është L.T. ndaj të cilit është ngritë padi penale, duke shtuar se ai është suspenduar.

“Pas marrjes së miratimit nga Prokuroria, njësia për kontroll të brendshëm, investigim kriminal dhe standarde profesionale, ka marrë masë disiplinore ndaj personit në fjalë dhe është vendosur suspendimi nga puna si masë disiplinore. L.T. nuk kryen punën për shkak të shfrytëzimit të pushimit mjekësor dhe për komentin udhëheqës i sektorit të policisë në Shtip është ndihmës udhëheqësi. Sapo të përfundon pushimin mjekësor, në momentin që do të paraqitet në SPB, L.T. dot ë suspendohet nga puna, siç është marrë vendimi për rastin e tij. Do të thotë se ato deklarata të VMRO-së janë të pa vërteta që po shpërndan kjo parti”, thonë nga MPB.

Baby Boo