MPB: 39 persona nuk kanë respektuar orën policore, janë arrestuar…


Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 39 persona nuk kanë respektuar orën policore, 30 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të ngritën procedura adekuate.

Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 28 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.

Gjitashtu gjatë 24 orëve të kaluara, 196 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 24 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.

Baby Boo