Messi ka shënuar gola në El Clasico sa e gjithë skuadra e Real Madrid së bashku


Sot do të luhet ndeshja më e madhe e futbollit ‘El Clasico’ midis Real Madrid dhe Barcelonës.
Lionel Messi ka shënuar 26 gola në historinë e El Clasicos dhe ka rekordin për më së shumti gola të shënuar.
Mirëpo, statistikë interesante është fakti që ai ka më shumë gola se gjithë lojtarët e tanishëm në skuadrën e Real Madrid.

Karim Benzema (9), Sergio Ramos (5), Raphael Varane (2), Marcelo (2), Marco Asensio (2), Casemiro, Federico Valverde, Luka Modric, Vinicius Jr, Lucas Vazquez dhe Mariano kanë shënuar secili për Real Madrid kundër Barcelonës, duke e dërguar totalin e golave në 26.
Ndeshja e sotme fillon në orën 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Baby Boo