Motra medicinale ka sulmuar shoqëruesin e pacientit në Spitalin e Kumanovës!


Deri në Pa Censurë ka arritur nje denoncim në të shkruan:

“Dua të denoncoj deri në Pa Censurë, një ngjarje të rendë që më ka ndodhur në Spitalin e Kumanovës në Repartin për Sëmundje Infektive, fëmijun im është i shtrirë në këtë repart, i shoqëruar nga bashkëshortja ime, e cila ngaqë vuan nga kanceri në stomak gjatë shoqërimit të djalit të sëmurë është ulur tek kreveti tjetër i cili ka qenë i lire. Ka ardhur motra medicinale Emilia Donevska, e ka ofenduar bashkëshorten time dhe e ka shtyer, nga kjo edhe është lënduar e njëjta. Motra medicinale Donevska i ka thënë nënës së fëmijut se ai krevet është për pacientët dhe jo për personat që shoqërojnë pacientin, edhe pas arsyetimeve të bashkëshortes time se nuk mund të qëndrojë në këmbë se është me kancer në gjendje të rëndë, zënka ka eskaluar. Sapo arrita në spital u njofotva me rastin dhe e thirra policinë, e denoncova rastin. Dua që të merren masa të repta për motrën medicinale e cila nuk e bën punën si duhet dhe ka suluar pacientët. Ju përshëndes Sedat Nuhiu, babai i fëmijut të sëmurë!

Baby Boo