Mediat serbe vazhdojnë propagandën antishqiptare


Mediat serbe, ajo B92 ka shkruar sërish në lidhje me Kosovën. Kjo media nënvizon se “Izraeli nuk e ka njohur Kosovën dhe as që ka ndërmend ta njohë”. Gazeta tjetër beogradase “Blic” nënvizon se Kosova nuk do të njihet nga ana e Izraelit.

“Ne nuk e njohëm Kosovën dhe, për aq sa unë e di, qëndrimi ynë mbi këtë çështje nuk do të ndryshojë”, tha Nahshon në mediat serbe në Izrael, duke shtuar se marrëdhëniet midis Izraelit dhe Serbisë janë të shkëlqyera, njoftoi gazeta. Duke iu referuar votimit të Serbisë në OKB për çështjen e Palestinës, Nahshon tha se ata “presin që miqtë të votojnë në mënyrë miqësore” dhe se “kushdo që njeh Palestinën, nuk po kryen shërbime për negociatat e paqes midis Palestinës dhe Izraelit”. Mediat e Serbisë në të shumtën bëjnë propagandën e qeverisë së Beogradit, e se ministri i Jashtëm i shtetit serb Ivica Daçiç ka demonstruar fuqishëm një atmosferë antishqiptare të thekur dhe kundër Republikës së Kosovës.

Kosova do të kërkojë të bëhet pjesë e Interpol dhe sa duket kjo frikëson Serbinë, për shkak edhe se shteti serb rrezikon të dorëzojë më tutje te Interpol Prishtina (nëse Kosova anëtarësohet në Interpol) kriminelët serbë në luftën e Kosovës.

Baby Boo